Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të dielën, Shqipëria voton - edhe dita e fundit e fushatës me incidente

Fushata elektorale në Shqipëri është mbyllur të premten, për t’i lënë vend heshtjes zgjedhore të shtunën dhe zgjedhjeve të dielën, por as edhe dita e fundit e fushatës elektorale nuk ka kaluar pa incidente.

Edhe kësaj radhe është LSI-ja e viktimizuara. Në një zyrë të kësaj partie në Durrës, ku LSI-ja drejtohet nga ministri i Mjedisit në Qeverinë Rama, Lefter Koka, ka ndodhur një shpërthim eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëme materiale, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koka pa vonesë akuzoi Partinë Socialiste për incidentin.

“Kjo vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të PS-së, që i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të vazhdojë veprimtarinë e vendosjes së tritolit. Thirrje socialistëve të ndershëm, që situata të tilla që i kemi kaluar në vitet ‘96-‘97, nuk kanë lidhje me ta, por me një grup të vogël që e kanë pagëzuar Rilindja. Në Durrës të mos luajnë se nuk do të ketë forcë që të na pengojë. Një kundërshtar kemi, Lulin dhe Rilindjen. Do të përballen me forcën e të rinjve dhe të rejave. Le ta përjetojnë me qetësi ndryshimin e pushteteve”, tha Koka.

Por Partia Socialiste e Durrësit ka dënuar dhe është distancuar ndaj sulmit me lëndë shpërthyese në selinë elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me anë të një deklarate, PS-ja shpreh keqardhjen për akuzat e LSI-së dhe kërkon hetim të plotë nga organet ligjzbatuese. PS-ja shkon më tej duke thënë se nxitimi në akuza ngre në dyshime për ngjarje të inskenuara nga vetë LSI-ja. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)