Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KGJK-ja vendos që më 5 korrik të votohet për kryetarin e ri të Supremes

Gjykata Supreme në muajin e ardhshëm do të bëhet me kryetar të ri.

Pasi Gjykata Kushtetuese e anuloi zgjedhjen e Enver Pecit për kryetar, Këshilli Gjyqësor, ka nisur punën në korrigjimin e rregullores për zgjedhjen e emërimin e kryetarëve të Gjykatave, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri në mes të javës së ardhshme, do të pritet për komente nga palët për rregulloren, do të votohet më 28 qershor, derisa votimi për kandidatët për kryetar do të bëhet më 5 korrik.

Në këtë mbledhje, ka raportuar për punën në tre muajt e parë të këtij viti kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, që ka theksuar se pavarësisht sfidave, po arrijnë rezultate më të mira se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Aktualisht, kjo gjykatë ka 27 gjyqtarë më pak dhe Bytyqi ka kërkuar ndihmën e KGJK-së për përballjen me numrin e madh të lëndëve.

Kryesuesi Idrizi ka përgëzuar për punën kryetaren Bytyqi, derisa ka bërë të ditur se nuk kanë mundur të transferojnë më shumë se 2 gjyqtarë në këtë gjykatë, pasi gjykatat e tjera do të mbeteshin keq.

Megjithatë, Idrizi ka bërë të ditur se synojnë të paktën 10 gjyqtarë nga më shumë se 50 të rinj që do të rekrutohen, të caktohen për Gjykatën Themelore të Prishtinës.


KGJK-ja vendos që më 5 korrik të votohet për... by kohanet