Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi bën homazhe te monumenti i Skënderbeut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te monumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbe në Kozencë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Skënderbeu është i përjetësuar te arbëreshët si personifikim i shpirtit heroik të shqiptarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sot, në Kozencë, bëra homazhe te monumenti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Ai është i përjetësuar te arbëreshët si personifikim i shpirtit heroik të popullit shqiptar.

Këngët popullore arbëreshe ruajtën kujtimin e luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, për të kulmuar me veprën e Jeronim De Radës për Skënderbeun, si dhe shpalosjen e përmasave të figurës së tij nga Rilindja Kombëtare.