Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK mbështet Haradinajn që të negociojë partnerët për formimin e Qeverisë

Kryesia e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) dhe kryetarët e degëve, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot, 23 qershor, ka shqyrtuar rezultatin zgjedhor, hapat drejt krijimit të insitucioneve qendrore si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale 2017.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të kësaj partie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organet më të larta të Aleancës i dhanë mbështetje të plotë të nominuarit për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili tashmë de-fakto është edhe i mandatuar për krijimin e Qeverisë së re, që të zhvillojë negociatat me partnerët e mundshëm për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Po ashtu, Kryesia e Aleancës është shprehur e bindur se nuk do të ketë vështirësi e as vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore.