Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj uron me ministren e re kroate për Punë të Jashtme

Prishtinë, 23 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë urimi me ministren e sapo emëruar për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviq - Buriq.

Hoxhaj e ka uruar homologen kroate për pozitën, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për bashkëpunim të mëtejmë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë në mes dy vendeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë telefonatë, Hoxhaj ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjikë të Kosovës në rajon.

Ministri Hoxhaj ka shprehur interesim për intensifikim të bashkëpunimit jo vetëm në planin politik por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë.