Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër përfundon Ramazani, të dielën festohet Bajrami i Madh

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një komunikate njoftoi sot opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 24 qershor 2017.

Dita e parë e festës së Bajramit të Madh, që njihet ndër myslimanë si Fitër – Bajrami, është të dielën, më 25 qershor 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manifestimi qendror për festën e Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem ef. Maqedonci.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta, të cilit do t'i prijë Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër - Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 25 qershor 2017, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00, thekson komunikata.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!