Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me Minxhozin ka biseduar për procesin zgjedhor dhe krijimin e shpejtë të institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Haradinajt në Facebook:
Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qemal Minxhozi, me të cilin bisedova për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës. Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.