Ambasada e Kosovës në Slloveni mbrëmë ka organizuar një manifestim në të cilin është shënuar nëntë vjetori i pavarësisë së vendit tonë. Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë diplomatë të akredituar në Slloveni nga shumë vende, zyrtarë të lartë shtetëror sllovenë dhe të institucioneve të kulturës, artit ë të shkencës dhe shumë qytetarë shqiptarë nga të gjitha viset etnike që jetojnë dhe punojnë në Slloveni.
Ambasadori Nexhmi Rexhepi duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, i përkujtoi ata se për këto nëntë vjet, Kosova ka konsoliduar demokracinë e saj të brendshme dhe shtetësinë e saj në njohjen ndërkombëtare nga gjithsejtë 114 shtete, përfshirë këtu edhe njohjen që pikërisht dje erdhi nga Azia Jugore, nga Bangladeshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u përkujtoi të pranishmëve se përveç anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, BERZh, Komisionin e Venecias, Këshillin e Evropës, KON, FIFA dhe UEFA, Kosova është bërë anëtare edhe në mbi 50 organizata të tjera rajonale, evropiane dhe organizata globale, federata dhe forume multilaterale duke shtuar se “ka ardhur momenti që Kosova të bëhet anëtare edhe e OKB-së”, përderisa anëtarësimi i plotë i Kosovës në BE dhe NATO janë qëllimet kryesore të politikës sonë të jashtme, si dhe objektivat kryesore të lidershipit dhe popullit të Kosovës.
Ambasadori Rexhepi tha po ashtu se Kosova vazhdon të mbetet e vetme si një pjesë e izoluar e Evropës, “ndonëse ne kemi përmbushur sa dyfishi i kritereve të përcaktuara nga Komisioni i BE-së, në krahasim me ato që kërkohen për fqinjët tanë”.
“Ne me të vërtetë shpresojmë se vendimi pozitiv për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës do të jepet së shpejti”, theksoi Rexhepi.
Ai shtoi se Kosova është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë, si pjesë e Aleancës Globale kundër terrorizmit dhe të gjitha llojet e ekstremizmit. “Ne qëndrojmë në mënyrë të vendosur krah i aleatëve tonë natyror – Shteteve të Bashkuara dhe BE-në ndaj çdo veprimi të keq ose qëllimeve që kërcënon paqen dhe sigurinë njerëzore”.
Ambasadori Rexhepi po ashtu foli edhe për raportet shumë të mira që shteti ynë ka me Slloveninë dhe tha se dy shtetet punojnë vazhdimisht në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.
“Sllovenia është një partner i rëndësishëm në proceset tona integruese euroatlantike. Të dy vendet ndajnë histori të përbashkët të së kaluarës dhe po ashtu destinacionin me rëndësi të përbashkët për të ardhmen. Mirënjohja jonë për Slloveninë dhe kombin slloven, për mbështetjen e tyre gjatë të gjitha proceseve të kaluar do të mbetet e përjetshme”, tha ambasadori Rexhepi.
Manifestimi i mbrëmshëm pastaj vazhdoi edhe anën artistike të tij. Në koncertin e organizuar, mjeshtrit e muzikës Menan Bërveniku, piano, dhe Bernardo Brizani, violonçelo, ekzekutuan me shumë cilësi vepra të muzikës klasike nga autorë të ndryshëm të huaj e shqiptarë.
Të pranishmit e vlerësuan shumë këtë manifestim që i dha shije festës së nëntë vjetorit të pavarësisë.