Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Rruga e Kosovës drejt BE-së s’ka kthim

Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim.

Kështu ka thënë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa derisa ka marrë pjesë si kryetar i LDK-së në një samit të Partive Popullore Evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mustafa ka shkruar në Facebook se partia e tij si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër.

Postimi i plotë i Mustafës:

Partia Popullore Evropiane, ku bëjnë pjesë subjektet politike më të fuqishme të qendrës së djathtë në BE, mbështet rrugën e Kosovës e të Ballkanit Perëndimor drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

LDK-ja, si anëtare e denjë e EPP-së, po punon fuqishëm që të sigurojë përkrahjen e pazëvendësueshme të EPP-së për Kosovën në institucionet e BE-së dhe në çdo aspekt tjetër.

Në Samitin e sotëm në Bruksel ishin liderët kryesorë të BE-së dhe vendeve anëtare.

Rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka kthim!