Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha partitë presin rezultat më të mirë në zgjedhjet lokale se në ato të 11 qershorit

Zgjedhjet e 11 qershorit përmbysën shumë bastione të partive politike.

Por, PDK-ja megjithatë vazhdon të mendojë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit nuk do ta përcjellë këtë parti edhe te ato lokale të 22 tetorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nait Hasani thotë se në zgjedhjet e fundit pati mbështetje, por edhe zhgënjim të elektoratit, por zgjedhjet lokale do të tregojnë rezultat tjetër nga ato nacionalet.

Hasani thotë se për PDK-në këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse do ta vënë në lëvizje partinë që të rifreskohet.

Edhe AAK-ja është e bindur se do të shënojë fitore më të madhe në zgjedhjet e 22 tetorit dhe do të arrijë të mbajë komunat që i kanë e t’i kthejë ato që i ka humbur në zgjedhjet e 2013-ës.

Pal Lekaj nga kjo parti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jenë sërish bashkë me PDK-në e Nismën, por ende nuk ka asgjë përfundimtare.

Rritjen e Vetëvendosjes e quan rritje nga votat aksidentale.

Edhe në Vetëvendosje thonë se rezultati nga zgjedhjet e 11 qershorit do të ndryshojë, sepse presin që rritja të jetë dyfish më e madhe.

KTV-ja ka provuar gjatë ditës të marrë deklaratë edhe nga zyrtarë të LDK-së, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Nga zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni PDK-AAK-Nisma bashkë me partitë tjera në koalicion morën 33.92 për qind, Vetëvendosje 27,16 për qind, ndërsa LDK-AKR-Alternativa doli e treta me 25,79 për qind.