Ithtarë të Gruevsit në Maqedoni që protestuan sot para Qeverisë maqedonase thanë se nuk do të lejojnë që Zaev të formojë qeveri.
Ata kërkojnë që Gjorge Ivanov të mos i japë mandatin kryetarit të LSDM-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, nuk mund në Evropë të ketë 10 shtete ‘shqiptare’ dhe se nuk duhet në Maqedoni të flitet gjuha shqipe, raportojnë mediet e Tiranës.
“Zaevi nuk do të jetë kryeministër, do të hyjmë në Parlament dhunshëm. Nuk do të lejojmë i aboluari penal të udhëheq kombin.
Zaev i ka minuar themelet e Maqedonisë me çka dëshiron të ndryshojë emrin, dygjuhësinë, monedhë shqiptare”, tha ndër të tjera njëra nga protestueset.