Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Deputetët e Listës Srpska të betohen në Kuvend për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës”

Me një kumtesë për medie, Shoqata e malazezve të Kosovës kërkon që betimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës të bëhet publikisht dhe në mënyrë transparente, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës që e ka nënshkruar kryetari i Shoqatës, Slobodan Vujiçiq, me betimin e tillë publik, deputetëve të bashkësisë serbe do t’iu pamundësohej vazhdimi i mashtrimit të serbëve të Kosovës. Më saktë, precizon kumtesa, me betimin e tillë, qytetarët do ta kishin të qartë se edhe deputetë e Listës Srpska, sikur dhe gjithë të tjerët, janë betuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kumtesa përfundon se “është koha e fundit që të bien maskat dhe që populli ta dijë tamam të vërtetën, ndërsa ata që në të ardhmen shkelin betimin dhe me aktivitetet e tyre rrënojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit të vet, të dalin para organeve të drejtësisë”.