Arbëri

Kush e prishi bllokun LVV – AAK

Posti i kryeministrit sipas Pal Lekajt nga AAK, ishte shkaktari i prishjes së marrëveshjes mes AAK-së e LVV-së në kohën e bllokut.

Sipas Lekajt, LVV synonte që të kenë edhe bartësin e listës, e edhe kryeministrin.

"Me juve jemi prish për pozitë të kryeministrit. Haradinaj e ka bërë të qartë, jau ka ofru pozitën e kryeministrit dhe nuk kanë pranuar, kanë dashtë edhe kryeministrin edhe m'i pri listës", ka thënë Lekaj.

Këtë, në Rubikon të KTV-së” e hedh poshtë Albulena Haxhiu nga LVV duke i thënë se arsyeja e prishjes ishte marrëveshja e fshehtë që kishin me Kadri Veselin.

"Arsyeja pse ne nuk qëndrojmë bashkë është për shkak marrëveshjes së fshehtë që keni pas me PDK-në, për shkak të marrëveshjes së fshehtë të Kadri Veselit dhe AAK-së është prish blloku", ka thënë Haxhiu.