Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MCC ndan 50 milionë dollarë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Agjencioni Federal Amerikan Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë.

Thaçi ka thënë se ky investim vjen në kuadër të programit “Threshold” që është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, kjo është dëshmi e përkrahjes së palëkundshme amerikane për Kosovën.

Presidenti i vendit ka thënë se këto mjete do të investohen që nga vjeshta për shtresat e varfra dhe mijëra vende pune do të përkrahen për tre vjetët e ardhshme.

Ky është postimi i Thaçit:

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit "Threshold". Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti - dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme”