Që nga viti 1999 deri më tani në tërë Kosovën janë hapur 130 raste për kërcënim, sulm, tentim vrasje dhe vrasje ndaj gazetarëve.
Kështu u tha në një konferencë e organizuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurori dhe Koordinatori në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për rastet e gazetarëve, ka bërë të ditur se që nga viti1999 deri më tani janë regjistruar raste të kërcënimit, sulmit apo edhe tentim-vrasje, raporton KP.
Që nga kjo periudhë, sipas Kelmendit, në Prishtinë janë 90 raste, në Pejë 4 raste, në Mitrovicë 16, në Gjilan 9, në Ferizaj 1, ndërsa në Prizren nuk ka pasur asnjë rast.
Kelmendi ka theksuar se një numër i rasteve zgjidhet por ka edhe një numër të konsiderueshëm që ka mbetur pa u zbardhur.
Bashkim Zeqaj, prokuror i caktuar për rastet e gazetarëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë se rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve do të shikohen me prioritet.
“Kemi pasur rritje të rasteve të ngritjes së aktakuzave për kërcënime sulme ndaj gazetarëve. Do t’u rrimë mbi kokë prokurorëve për zgjedhjen e rasteve që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj gazetarëve”, ka thënë Zeqaj.
Ndërsa, Vllaznim Surdulli, nga Policia e Kosovës, tha se Policia e mban primatin e transparencës dhe bashkëpunimit me gazetarët.
Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, tha se tek rastet e gazetarëve një prej elementeve është që të gjithë gazetarët që janë kërcënuar, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të lajmërojnë Policinë.
“E dyta është që të rritet bashkëpunimi me AGK-në, që të na njoftojnë dhe të adresojmë rastet e tyre”, tha Hysenaj.