Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila po përfaqëson Kosovën në Kongresin “Metropolis” në Kanada, është takuar me ish-boksierin e peshave të rënda dhe kryetarin e Kievit të Ukrainës, Vitali Klitschkon.
Kusari-Lila me shaka ka shkruar se Klitschko ka dërguar porosi që Kosova ka mungesë të muskujve në qeverisje dhe se ka shprehur gatishmëri të vije në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka hajgare me kryetaret e komunave se kam pune me ta mandej, thotë Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, Ukrainë. Si dhe porositi, që keni mungesë të muskujve në Qeverisje, ja ku jam”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën "Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion".