Mes shumë pikëpyetjeve të pas 25 qershorit, njëra prej tyre ra. PS nuk do të bëjë koalicion paszgjedhor me LSI-në.
Këtë e pohoi me gojën e tij kryesocialisti Edi Rama, gjatë një interviste në emisionin “Tonight”, i cili nuk u tregua po kaq i prerë në lidhje me skenarë të tjerë bashkëpunimesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdi Rama e ndau prerë dhe qartë: koalicion paszgjedhor me LSI-në nuk do të ketë.
Kryeministri mohoi zërat sipas të cilave socialistët mund të pengonin betimin si President të Ilir Metës, përmes mungesës së tyre në seancës e posaçme të 24 korrikut.
Duke folur në lidhje me marrëdhëniet me Ilir Metën, Kryeministri pohoi se nuk i ka asnjë borxh njeriut që deri pak kohë më parë e cilësonte si aleat strategjik.
Referuar akuzave të LSI-së, Rama e cilësoi të tmerrshme dhe të pabesueshme që kjo parti po sulmon reformat që konsiderohen si sukses i bashkëqeverisjes me PS-në. Ndërsa në lidhje me denoncimet për incidente elektorale, Kryeministri kërkoi që ato të hetohen e të zbardhen nga organet përkatëse.