Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar ambasadorin Zalmay Khalilzad me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Thaçi tha se Khalilzadin në Kosovë më së miri e njohim si ambasador i presidentit Bush në Kombet e Bashkuara, në kohën kur Kosova përgatitej të shpallte pavarësinë dhe kur ambasadori Khalilzaf ka përkrahur aspiratat e Kosovës për liri dhe pavarësi, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi theksoi se ambasadori Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore të kryesimit të radhës të Këshillit të Sigurimit nga SHBA dhe se ai dhe presidenti Bush e kanë thënë qartë se çështja e Kosovës nuk mund të zvarritet.
Thaçi u shpreh se mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje nga institucionet dhe populli për angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Por, mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për Kosovën si shtet i ri duke i kultivuar raportet me SHBA-në”, u shpreh Thaçi.