Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi bën thirrje për ndriçimin e krimeve në Qirez e Likoshan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që drejtësia t’i ndriçojë krimet e Serbisë në fshatrat Qirez e Likoshan gjatë luftës në Kosovë.

“Pas humbjeve që pësuan patrullat e policisë serbe nga një njësit i UÇK-së në Likoshan, në shenjë hakmarrjeje, ata ushtruan terror dhe masakër të paparë në familjet e Qirezit dhe Likoshanit”, ka shkruar Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aty pësuan gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj dhe të reja. Beteja te lisi gjashtnjakë ishte një paralajmërim i betejave dhe epopeve që do të pasonin në vitet ‎1998-1999”, ka shtuar ai.

“Drejtësia duhet të ndriçojë përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.