Arbëri

Serbia me BE-në ka hapur 10 nga gjithsej 35 kapitujt

Sot Serbia ka hapur dy kapituj të rinj në negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

Kapitujt 29 dhe 7 janë hapur në konferencën e gjashtë ndërqeveritare që po mbahet në Luksemburg.

Këta kapituj kanë të bëjnë me politikën doganore dhe reformën ligjore që duhet të harmonizohen me ato të BE-së.

Me këta dy kapituj, Serbia deri më tash ka hapur 10 nga gjithsej 35 kapitujt në negociatat për anëtarësim në BE e dy sish i ka mbyllur përkohësisht.

35 në Beograd konsiderohet më i vështiri pasi në do të flitet për Kosovën dhe nga Serbia kërkohet ta tregojë hartën e vet dhe shtetet me të cilat kufizohet.