Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPJ: Nuk kemi kërkesë zyrtare për mbylljen e shkollave turke

Derisa janë shtuar së fundi kërkesat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që të mbyllen institucionet, të cilat veprojnë nën ombrellën e kundërshtarit të tij politik, klerikut Fetullah Gulen, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Turqia për mbylljen e këtyre shkollave, shkruan sot Koha Ditore.

Në vizitën e presidentit të Kosovës në Turqi, Hashim Thaçi, fundvitin e kaluar, gjatë takimit me presidentin turk, temë diskutimi kishin qenë edhe shkollat që dyshohet se veprojnë në kuadër të lëvizjes “Gulen”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Presidenca e Kosovës asnjëherë nuk kishte dhënë detaje se çfarë kishte kërkuar Erdogan nga presidenti Thaçi sa u përket këtyre institucioneve, ndonëse në media ishte raportuar se ai i kishte kërkuar Thaçit që të mbyllen këto shkolla.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.