Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Auditori gjen dallime në çmime në tenderët për mirëmbajtje të rrugëve

Auditimi që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) u ka bërë disa kontratave për mirëmbajtje të rrugëve, të nënshkruara e të implementuara në proceset e prokurimit të zhvilluara në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në Komunën e Prishtinës, ka nxjerrë dallime të konsiderueshme në çmime mes operatorëve ekonomikë në kontratat e nënshkruara, shkruan sot Koha Ditore.

Këto dallime janë nxjerrë në raportin, për të cilin ZKA-ja në Ministrinë e Infrastrukturës ka shqyrtuar nëntë kontratat e vitit 2013, afati për implementim i të cilave ka skaduar në vitin 2014, si dhe 14 kontratat e vitit 2014, të cilat thuhet se janë duke u implementuar dhe kanë afat deri në vitin 2017. Ndërkohë që në Komunën e Prishtinës janë shqyrtuar kontratat e vitit 2013, 2014 dhe 2015, që përfshijnë tri kontrata për sanimin e gropave në qytet, si dhe katër kontrata të mirëmbajtjes dimërore të po të njëjtës periudhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.