Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“LDK nuk ka vota as për Haradinajn e as për Kurtin kryeministër”

Pas certifikimit të rezultateve LDK do të jetë e hapur për të gjithë. Këtu përjashtohet fuqishëm një bisedim i mundshëm me PDK-në.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në intervistën e parë pas mocionit të rrëzimit të qeverisë dhe zgjedhjeve të 11 qershorit, për Rubikon të KTV-së, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do t’i bashkohet ndonjë liste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bisedimet do të jenë vetëm për bashkëqeverisje ku nuk do të lëshojnë pe për postin e kryeministrit.

“Ne nuk kundërshtojmë që të ulemi e të bisedojmë me LVV-në por do të bisedojmë pas certifikimit të rezultateve. Jo ti bashkohemi Vetëvendosjes por të bashkëqeverisim”, ka thënë ai.