Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rivitalizimi i urës në Ibër, aty ku ka qenë

Me shumë pompozitet, kishin nisur punimet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër por gjendja në atë pjesë mbetet e njëjtë, raporton KTV.

Ndonëse projekti do të duhej të përfundonte në maj të këtij viti, punimet atje prej kohësh janë ndërprerë me urdhër të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Asamblistët shqiptarë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut thonë se e kanë të paqartë vendimin e Rakiqit për të ndërprerë punimet, kur ato pothuajse kanë qenë në fund.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KTV-ja ka provuar gjatë tërë ditës të kontaktojë edhe me kryetarin Rakiq, por ai asnjëherë nuk iu përgjigj thirrjeve të KTV-së.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut, janë kryer të gjitha punimet dhe pranimi teknik është bërë javën e kaluar.

Kryetari i komunës së Jugut, Agim Bahtiri, thotë se tashmë disa herë po dështon ky proces i rivitalizimit të urës mbi lumin Ibër, por pret që shumë shpejt të përfundojë edhe ajo pjesë e mbetur e punimeve.

KTV-ja i ka dërguar pyetje me shkrim edhe Zyrës së Bashkimit Evropian, e cila ka qenë kontraktuese e firmës për projektin e rivitalizimit të urës.

Meqë kontrata ka përfunduar në muajin maj, interesimi ishte se si do të veprojë tash e tutje zyra e BE-së por përgjigjet nuk u kthyen.