Pavarësisht se janë dy institucione që merren me gjykimin dhe shpalljen e tenderëve, OSHP-ja dhe KRPP-ja nuk i kanë shpëtuar keqmenaxhimit, raporton KTV.
Auditori i Përgjithshëm ka gjetur një mori shkeljesh në këto dy institucione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTetë pagesa në vlerë prej 361,216€ për projektin e-prokurimi, të cilat i përkasin kategorisë së investimeve kapitale, janë buxhetuar dhe shpenzuar gabimisht në kategorinë mallra dhe shërbime, në KRPP.
Këto pagesa, që Auditori i ka theksuar si të veçanta, janë bërë nga huaja e Bankës Botërore, e cila menaxhohet nga Ministria e Financave, por e meta e KRPP-së është se në planin vjetor financiar, nuk ka ofruar informata shtesë lidhur me keqklasifikimin e këtyre shpenzimeve dhe për më tepër, ky softuer nuk është evidentuar në regjistrat e pasurisë së këtij institucioni.
Aranzhimet e dobëta qeverisëse mund të rezultojnë me planifikim jo të saktë të shpenzimeve, thotë auditori, i cili po ashtu ka kritikuar KRPP-në për nivelin e dobët të zbatimit të rekomandimeve nga viti paraprak.
Auditori ka gjetur mospërputhje në procesin e inventarizimit të pasurisë, ku në një rast OSHP-ja kishte konstatuar se vlera e pasurive, sipas përdoruesve, ishte 108,299€. Ndërkaq, vlera e pasurisë, sipas regjistrit të pasurisë, ishte 32,090€, dhe e njëjta ishte paraqitur në Planin Financiar me diferencë prej 76,209€. Mospërputhjet ishin si pasojë e regjistrimit të pasurive sipas çmimit të blerjes në raport të inventarizimit dhe jo sipas vlerës neto dhe kjo, sipas auditorit, rrezikon keqpërdorim ose humbje të pasurisë.