I kishin planifikuar mbi 150 mijë euro për shpenzime zyrtare, por nuk iu kanë mjaftuar. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpenzuar saktësisht 308,532 euro në vitin 2016, raporton KTV.
Sipas raportit të auditimit për këtë institucion, shumica e këtyre udhëtimeve kanë qenë në Shqipëri, e për shumë prej tyre nuk dihen agjendat. “Nga këto mjete, janë realizuar 91 udhëtime jashtë vendit. Shumica prej tyre në Shqipëri, 38 në Tiranë dhe 20 në Durrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga auditimi i pesë (5) mostrave për udhëtime në vlerë 64,177€, kemi vërejtur se përveç shpenzimeve të udhëtimit prej 21,630€, për të cilat ekzistonin agjendat e udhëtimeve, të tjerat ishin bërë pa agjenda si dhe mbyllja e avansit nuk është bërë brenda afatit të paraparë prej 15 ditësh, siç parasheh neni 8 i udhëzimit administrativ 2004”.
Gjithashtu, edhe në këtë institucion, një prej parregullsive është edhe funksionimi me Ushtrues Detyre në pozita të larta, në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu edhe një vendim i KGJK-së është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin e Punës.
Bëhet fjalë për vendimin për kompensimin e gjyqtarëve për punë jashtë orarit, kujdestari, në fundjava e gjatë festave zyrtare, që parasheh kompensimin në vlerë prej 20 eurosh.