Përfshirja e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është e domosdoshme për të ndihmuar shoqërinë kosovare në tërësi në përballje me këtë të keqe.
Pjesëtarët e komuniteteve RAE u mblodhën sot në Mitrovicë për të diskutuar rreth dukurisë negative të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe ndikimin e tyre në shoqërinë kosovare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Politika të Sgurisë – SPRC, Eris Hana, si organizatore e këtyre aktiviteteve, ka thënë se shoqëria kosovare duhet të trajtojë këtë dukuri në mënyrë gjithëpërfshirëse, “prandaj edhe jemi të lumtur që ky aktivitet po bëhet me të rinjtë e komuniteteve RAE në Mitrovicë”.
“Qytetarët e Kosovës janë të njëjtë, kanë të drejta të njëjta. Kanë ëndrra të njëjta. Pavarësisht etnisë, gjuhës apo rajonit, të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të mbrohen nga të këqijat dhe t’i mundësohen kushtet për shkollim, jetë dhe perspektivë. E tëra ndodh në komunitet, prandaj komuniteti është mekanizmi që më së miri mund të parandalojë shtrirjen e ideologjisë dhe të pakësojë radikalizimin e të rinjve. Ky komunitet që përfshin familjen, shoqërinë, lagjen, vendbanimin duhet përfshirë në rritjen e Iniciativave Lokale për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”, ka thënë Eris Hana.
Sipas tij, aktivitete si kjo e sotmja janë ato që ndikojnë në vetëdijesimin e qytetarëve, krijimin e bindjes së lirë fetare, tolerancës e pastaj në krijimin e një shteti të bashkuar dhe më të sigurt.
Panelistë tjerë në këtë ligjëratë ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Ismet Koca, përfaqësues i Policisë së Kosovës, theksoi se situata në lagjen e komuniteteve RAE është e qetë në krahasim me vitet e kaluara.
Sipas hoxhës Rexhep Lushta, pasojë kryesore e krimeve ekstremiste është padituria ndaj fesë. Të gjithë qytetarët duhet të fillojnë të mbledhin fidanet e paqes duke filluar nga vetja, shoqëria, kolegët, lagjja dhe vendbanimi dhe të bëjnë të pamundurën që të ndikojnë në parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë bashkë me RRJETIN e Organizatave Partnere kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe për Promovimin e Sundimit të Ligjit të njohur si RRJETI, është duke realizuar aktivitete të shumta në promovimin e angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajit dhe Kaçanikut.