Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdullahu i LDK-së e këshillon Selmanajn “mos fol kur s’ke nevojë!”

Deklarata e Driton Selmanajt se do të largohet nga LDK-ja nëse kjo parti vendos t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma, ka ngjallur reagime në LDK.

Pas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarit, Haki Rugova edhe këshilltari i Mustafës, Faton Abdullahu ka dhënë kritika për këtë deklaratë të Selmanajt. Ky i fundit si prurje e re në LDK, ka fituar tashmë mandatin për të qenë deputet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Abdullahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se në LDK për dallim nga emisioni Click, në LDK ka njëfarë rendi tjetër që Selmanaj duhet ta mësoj.

“Nëse LDK shkon në koalicion me PDK unë do të largohem nga LDK. Kjo është deklarata e të sapo aderuarit në LDK z. Selmanaj. Në kohën kur po thuhen shumë gjëra prej të cilave edhe shumë të pavërteta për koalicionet e mundshme, shumëkush këtë deklaratë e kuptoj edhe si aludim se, paska të vërtetë në atë që po thuhet me sherr në disa media se LDK do të bëj koalicion me PDK-në. Edhe pse këtë e ka bërë të qartë edhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti edhe kryetari i partisë LDK, Isa Mustafa, z. Selmanaj prap e ka pa të nevojshme ta ripërtyp këtë, si duket pa e kuptuar aludimin se po i bon një të keqe jo të vogël LDK-së në rrethana shumë të ndjeshme. E tash në këtë shtëpinë e madhe që i thonë LDK për dallim nga Click ka njëfarë rendi tjetër që Selmanaj duhet ta mësoj, përndryshe “mos fol gojë kur s’ke nevojë”. Shkruan Abdullahu.