Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LSI denoncon Ramën në Prokurori për ftesën që i bëri Policisë që të marrin pjesë në fushatë zgjedhore

Nëpërmjet një shkrese drejtuar autoriteteve më të larta në vend dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, LSI ka përcjellë shqetësimet mbi veprimet antiligjore dhe thirrjet antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral ne Kuçovë, për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të Partisë Socialiste.

Më konkretisht shkresa i është drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Kreut të Misionit të OSBE/ODHIR për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, Peter Tejler, Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, Ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, Zv.Kryeministres dhe drejtueses së Task-Forcës për Procesin Zgjedhor, Ledina Mandia, Ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj si edhe ambasadorëve të vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lëvizja Socialiste për Integrim bën me dije se Kryeministri Edi Rama shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për Partinë Socialiste dhe se thirrjet e tij përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Gjithashtu, LSI thekson se kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet dhe se këto thirrje tregojnë se ky shtetas ka konsumuar njëherazi elementë të veprave penale. LSI çmon se duhet nisur ndjekje penale dhe kryerja e hetimeve të paanshme në lidhje me këtë çështje nëpërmjet një shqyrtimit dhe hetimi objektiv”, thuhet në komunikatën e LSI-së.

Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, LSI e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit.