Në prani të personaliteteve të shumta, ndërmarrësve dhe medieve zvicerane që kishin ardhur, ka filluar ndërtimi i kompleksit “Quartier des Cèdres”. Vëllezërit Orllati janë 80% financues të këtij projekti dhe, po ashtu ndërtues (Orllati Real Estate).
“Quartier des Cèdres” është një projekt ambicioz, i cili është paraparë të finalizohet deri në vitin 2025, ndërsa dje u vu gurthemeli i këtij kompleksi ekologjik prej 11.000 m2, me 17 ndërtesa, 700 banesa dhe 1600 banorë të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElemen i veçantë i këtij kompleksi është kulla që do të jetë një ndër më të lartat në Zvicër, respektivisht 117 metra, e cila do të mund të shihet nga Franca. Ajo do ketë rreth 200 apartamente dhe 2500 m2 hapësira komerciale, njofton nga vendngjarja albinfo.ch. Karakteristikë e saj do të jenë drunjtë e mëdhenj (mbi 80) dhe drunjtë e vegjël gjelbërimi (mbi 3000), që do jenë pjesë e pamjes të kësaj kulle.
Ky lloj konstruksioni kërkon njohje specifike të teknikës ndërtuese.
Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Jacqueline de Quattro përshëndeti familjen Orllati për punën e tyre të shkëlqyer të ndërmarrësve si dhe këmbënguljen në realizimin e projektit ambicioz “Quartier des Cèdres”. Sipas De Quattro, ky projekt është në pajtim me kohën dhe nevojën e kohës, duke evituar copëzimin e territorit dhe shtyn kulturën e ndërtimit nga kuantiteti drejt kualitetit.
Truri i kësaj storje të bukur të diasporës shqiptare në Zvicër, Avni Orllati, i lindur më 1974, me modestinë, por edhe me mprehtësinë e një ndërmarrësi të suksesshëm, tha se nuk synon të rrisë grupin e tij, por ta jetësojë, i cili veçse numëron 750 punëtorë, të angazhuar në 70 deri në 90 punishte.
