Lekaj: Po shkojmë drejt një qeverie të re në krye me Haradinajn

Lekaj: Po shkojmë drejt një qeverie të re në krye me Haradinajn

19 qershor 2017 21:43

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën për Kosovën, tha se si koalicion fitues shumë shpejt do të formojnë Qeverinë e re.

Ai nuk ka parë “rrezik” nga ndonjë proces i ri zgjedhor.

“Unë mendoj se Kosova po shkon drejt një qeverie të re në krye me zotin Haradinaj. Janë spekulime të partive të tjera që mendojnë se do të vijnë në pushtet, por nuk ka hapësirë institucionale as për zgjedhje të reja, sepse tashmë Haradinaj i ka numrat për të formuar Qeverinë”, tha Lekaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme