Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje e bindur se PAN-i nuk do të mund t’i bëjë as 61 vota në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje pretendon ta formojë Qeverinë, duke besuar se koalicioni PAN nuk do t’ia dalë të sigurojë minimumin prej 61 votave në Kuvend.

Tinka Kurti nga zyra për media në Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë, pasi që sipas saj, ekziston një vullnet i madh që Partia Demokratike e Kosovës të mbetet në opozitë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë zgjidhjen për ketë situatë. Vetëvendosjes në kuadër të përgatitjes për ndërtimin e Qeverisë i duhet një partner i vogël, por nëse kjo nuk do të përkrahet, ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja për të cilat jemi të bindur se vetëm sa do ta rrisin Vetëvendosjen dhe do ta dobësojnë edhe më shumë PDK-në”, tha Kurti.