Rafet Osmani, kryetar i Sindikatës së re të punëtorëve të KEK-ut ka thënë në “Puls” të KTV-së se ka pyetur për bonuset që sipas tij menaxhmenti i KEK-ut ka ndarë për vete.
“Sipas disa informatave që kam drejtori menaxhues i ka marrë 7 mijë euro bonus, drejtori i financave 5 mijë euro bonos. Ndërsa i kanë dhënë të drejtë edhe njerëzve në sektorin e vet mjete shtesë, sekretari i KEK-ut i ka marrë 1500 euro bonus. Kryetari Bordit i ka marrë 5 mijë euro bonus dhe anëtarët e Bordit i kanë marrë nga 4 mijë euro bonos”, ka thënë Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo