Bilall Sherifi ka thënë Vetëvendosje e LDK nuk do të mund të marrin mandat, pasi që kjo ka dështuar të japë rezultat edhe në kohën e VLAN-it.
“Është një fjalë e urtë popullore që thotë se rruga e ndjekur nuk të sjellë rezultat tjetër. Një rrugë e ndjekur të jep të njëjtin rezultat. Një formulë e ndjekur jep të njëjtin rezultat. Unë mendoj se motivi në të cilin ata tash po i ngrenë kundërshtimet për të mos biseduar fare apo për të mos bërë koalicion. Motivi është inati dhe të them të drejtën edhe më 2014 ishte inati. Kishte dozë inati edhe më 2014 dhe u pa që ishte e pamjaftueshme si motivacion për të ndërtuar një modalitet për të ardh në pushtet, apo për të rrëzuar një koalicion apo një parti e cila ka dalë e para”, tha Sherifi për televizionin Dukagjini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u shpreh i bindur se Ramush Haradinaj do të formojë Qeverinë e re, ani pse thotë se mund të ketë zvarritje.