Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

O’Conell kërkon pensione për të dhunuarat në luftë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, tha se Qeveria e ardhshme duhet ta formojë Fondin për pensione për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai kërkoi që këto pensione të jenë dinjitoze sepse shumat e vogla do të ishin diskriminuese për këto viktima.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori O’Conell tha se të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre nuk duhet të fajësohen për atë që u ka ndodhur.

Sipas tij këto viktima nuk duhet të ndihen të larguara nga shoqëria dhe të rritet niveli i llogaridhënies ndaj këtyre viktimave.

O’Conell këtë deklaratë e ka thënë gjatë një tryeze që u organizuar sot nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturë.