Vazhdimi i dialogut me Beogradin, zbatimi i obligimeve që kanë dalë nga ky dialog mbesin obligime të Kosovës, pa marrë parasysh se kush do të jetë në krye të Qeverisë së ardhshme në Kosovë.
Së paku kështu i sheh obligimet e Kosovës Bashkimi Evropian, i cili në këtë dialog edhe e luan rolin e “lehtësuesit”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPorositë e tilla janë shtuar ditëve të fundit pas zgjedhjeve në Kosovë, në pritje që të shihet se kush do ta formojë atë qeveri.
Dhe bazuar në prononcimet e Ramush Haradinajt, i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN dhe Albin Kurtit nga Vetëvendosja, e cila doli bindshëm partia më e madhe me numrin e ulëseve në Kuvend, nuk ka shumë optimizëm se gjërat do të ndryshojnë për të mirë në favor të asaj që pret Brukseli. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.