Qeveri gjithëpërfshirëse dhe stabile kanë kërkuar edhe diplomatë të vendeve të QUINT-it, të cilët menjëherë pas zgjedhjeve kanë nisur takimet me liderët e partive politike, që kanë pretendime ta formojnë Qeverinë për katër vjetët e ardhshëm.
Për Ambasadën e Britanisë së Madhe me rëndësi është krijimi i një qeverie stabile, e cila do të merret me proceset e rëndësishme të cilat e presin Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Populli i Kosovës ka thënë fjalën e vet. Është në dorë të partive politike dhe përfaqësuesve të Kosovës për të formuar Qeverinë. Kosova ka nevojë për një qeveri me legjitimitet demokratik që mund t’i shtyjë përpara detyrat urgjente të luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës britanike, dërguar gazetës. (Më shumë detaje rreth mundësive për formimin e qeverisë lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.