Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjyqtarët pensionohen e pozitat e tyre nuk plotësohen me vite

Numri i vogël i gjyqtarëve dhe stafit ndihmës po vazhdon t’i sfidojë institucionet e drejtësisë.

Gjykata e Apelit në 5 muajt e parë të këtij viti, ka arritur të zgjidhë 4800 lëndë, që po llogaritet si sukses, por, gjendja sipas kryetarit të kësaj gjykate, mund të shkojë duke u përkeqësuar, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkak për këtë është bërë pensionimi i gjyqtarëve dhe mosplotësimi i pozitave të lira.

Divizioni civil i departamentit të përgjithshëm, sipas Shalës, është në gjendje alarmante, pasi çdo vit i barten afërsisht 11 mijë lëndë.

Ai propozon që numri i gjyqtarëve të paraparë prej 40, të shkojë në 55, në mënyrë që të përmbushen nevojat.


Gjithashtu edhe numri i bashkëpunëtorëve profesionalë e zyrtarëve ligjorë vazhdon të mbetet problem, pasi do të duhej të kishte 20 bashkëpunëtorë profesionalë e 40 zyrtarë ligjorë, e aktualisht funksion me 30 % të këtij numri.

Me këto kapacitete, gjyqtarët e kësaj gjykate, nga 25 lëndë të përfunduara në muaj që kishin vitin e kaluar, normën e tyre e kanë çuar në afër 29 në 5 muajt e parë të këtij viti.

Jeton Zulfaj, nga Lëvizja Fol, thekson se KGJK-ja duhet të shpallë gjendje emergjente deri në nivelizimin e numrit të lëndëve.

Më keq gjendja me numër të gjyqtarëve qëndron në Gjykatën Themelore të Prishtinës, që edhe ka numrin më të madh të lëndëve të grumbulluara, por për këtë temë nuk ka gjetur kohë të flasë kryetarja Afërdita Bytyçi.

E një përgjigje lidhur me kërkesat e gjykatave për rekrutim të gjyqtarëve e stafit ndihmës nuk e ka kthyer as Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Si gjykatat, ashtu edhe prokuroritë, po ballafaqohen me probleme të ngjashme dhe në vazhdimësi kanë kërkuar buxhet më të madh, për të përmbushur nevojat e sistemit të drejtësisë.