Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Strasburgu detyron Serbinë të kthejë kursimet devizore

Kosovarët, që gjatë dhe para viteve ’90 kanë pasur kursime devizore në bankat jugosllave me kapital të Serbisë, mund të aplikojnë për tërheqje.

Ministria e Financave e Qeverisë së Serbisë u ka bërë thirrje banorëve të ish-Jugosllavisë, përkatësisht për ata që kanë pasur kursime devizore. Duke përfshirë ish-bankat me seli në Serbi dhe filialet e tyre në republikat e atëhershme socialiste federative të Jugosllavisë, ku hyn edhe Kosova, që asokohe kishte statusin e Krahinës Autonome, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Argumentimi me dokumente për kursimet e tyre qytetarët duhet t’i bëjnë vetëm për ato kursime që janë bërë deri më 27 prill 1992.

Një aktgjykim nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka detyruar Serbinë që të kompensojë kursimet e vjetra devizore. Për këtë gjë, Kuvendi i Serbisë në dhjetorin e vitit 2016 ka marrë vendim për krijimin e një fondi prej 310 milionë eurosh për qëllime të kompensimit, si pjesë e menaxhimit të borxhit publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.