Nezir Kraki e ka kualifikuar si revoltë qytetare votën e kosovarëve që e dhanë të dielën e shkuar, dhe me të cilën goditën partitë kryesore në pushtet, PDK-në e LDK-në, por ia dyfishuan votën LVV-së, subjektit që nuk ka qeverisur ndonjëherë në nivelin qendror.
Rezultati i votimit, sipas tij, është sinjal paralajmërues për një frymë të re të vetëdijes demokratike të qytetarëve të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKraki ka doktoruar në Francë dhe është ligjërues i shkencave politike në Universitetin Paris Est. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për faktorët që e kanë prodhuar rezultatin zgjedhor.
Më kryesori ka thënë të jetë dështimi i qeverive të deritashme për ta bindur qytetarin e Kosovës se mund të ndihet pjesë e shtetit dhe pjesë e një perspektive socio-ekonomike të sigurt.
Ai e ka elaboruar tezën se si LVV-ja është bërë alternativë, kur dështuan të gjitha të tjerat... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.