Arbëri

“Vota e revoltës qytetare”, temë e së dielës në “Koha Ditore”

Vota si revoltë qytetare është temë e së dielës në “Koha Ditore”.

Në shkrimin kryesor “Vota e revoltës”, mund të lexoni për ndëshkimin ndaj dy subjekteve kryesore politike që kanë qeverisur nga paslufta dhe dyfishimin e partisë së vetme që nuk ka qenë pjesë e qeverisë gjatë kësaj periudhe, e po ashtu për frustrimin dhe bojkotin si protestë.

“Kthimi i besimit në votë” është shkrimi i lidhur me temën e së dielës.

Në intervistë, ligjëruesi në Universitetit e Parisit, Nezir Kraki, tregon se pse Lëvizja Vetëvendosje u bë alternativë e të pakënaqurve.

Nga Shëngjini vjen reportazhi për turizmin e lirë të Ramazanit.

Rrëfimin për shtëpinë e lashtë të qytetit historik dhe atë për ekstremisten që u dashurua në refugjatin, i gjeni në faqet e botës.

Shtatë shkronja sjellin besimin në fuqinë e rrëfimit, të regjisorit Kushtrim Koliqi.

“Si e përmbyste Patkoi dëbimin spontan” është fejtoni i radhës për operacionin Patkoi.

Në Kosovarçe mund të lexoni rrëfimin si nëpër filma të ish-policit që shpëtoi jetën e shtatë pengjeve.

Nga kultura vjen shkrimi për artizanin e ngjyrave të lidhjes së njeriut me natyrën.

Monument sjell historinë e transformimit të objektit klasik nga kazerma në rektorat.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante nga sporti mund të lexoni për dy vëllezërit kampionë me dy skuadra të ndryshme dhe dy vëllezër tjerë super të shpejtë.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.