Policia e shtetit shqiptar thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët në Shqipëri.
Policia ka hartuar planin e masave për sezonin turistik, të cilin ua ka shpërndarë strukturave në qarqe të cilat do të zbatojnë këto masa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë sezonit veror, vitin e shkuar janë angazhuar 3.150 punonjës policie, 1.606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1.544 kanë qenë polici kufitare.
Një numër i ngjashëm do të angazhohet edhe këtë sezon për të ruajtur qetësinë për turistët 24 orë në gjithë Shqipërinë.
Sipas burimeve policore gjatë sezonit veror, siç është bërë dhe traditë do të hapen katër poste policore në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil. Thethi e Valbona janë për turizmin malor.