Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, po qëndron në Berlin ku mori pjesë në shënimin e njëzetë e pesë vjetorit të “Programit për tolerancë” të themeluar nga Fondacioni gjerman Friedrich Neuman dhe organizata amerikano-hebreje American Jewish Committee.
Udhëheqësit e këtij programi Rainer Adam dhe Rabin Andrew Baker në fjalën e tyre vlerësuan punën e devotshme të këtij programi ndërsa theksuan se promovimi i tolerancës është një proces i domosdoshëm në kohën kur intoleranca dhe dukuria e fanatizmave është në rritje anë e mbanë botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Seminarin që iu kushtua këtij përvjetori, me temën "Përballja me fanatizmin dhe intolerancën përballë populizmit në rritje", ministrja Edita Tahiri mbajti një fjalim së bashku me kolegët e saj nga Programi për Tolerancë, Cristian David, ish-ministër i Brendshëm i Rumanisë, Roman Jakic, ish-ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë dhe Tinatin Khidasheli, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjeorgjisë.
Në fjalimin e saj ministrja Tahiri theksoi se promovimi i tolerancës është një nga misionet më të rëndësishme në kohën kur vlerat e demokracisë liberale janë duke u sfiduar seriozisht madje edhe vet rendi liberal demokratik në botë është në rrezik.
“Ne vendet që dolëm nga sistemi komunistë jemi dëshmitarë të formave më të vrazhda të shtypjes dhe jotolerancës deri në mohim të mendimit politik, prandaj ne mundemi dhe duhet të jemi promotorë të fuqishëm të tolerancës mbi parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit si një gurthemel i demokracisë”, tha ajo.
Ministrja Tahiri po ashtu foli për përvojat e saj nga Programi për Tolerancë pjesë e të cilit ishte në vitin 2003, e propozuar nga Zyra e Fondacionit Frierdich Neuman në Kosovë. Ajo theksoi se ka qenë e privilegjuar të marrë pjesë në këtë program, ndërsa ka përfituar shumë nga ai në një kohë kur ajo vet po kalonte nëpër një periudhë tranzicioni nga një luftëtare e lirisë në një paqëkrijuese.