Tetë ditë pas përhapjes së lajmit për vdekjen e terroristit kosovar në Siri, Lavdërim Muhaxheri, ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke thënë se po i përcjell nga afër zhvillimet.
Ka thënë se e rikonfirmojnë përkushtimin ndaj koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojnë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e Kosovës për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Qeveria nuk ka sqaruar se përse e ka dërguar këtë reagim tetë ditë pas vdekjes së Muhaxherit. Nuk ka sqaruar as nëse Kosova po përballet me ndonjë kërcënim konkret.
Me gjithë insistimin e “Kohës Ditore”, zyrtarë të saj dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të premten, nuk kanë qenë në gatishmëri për të sqaruar më në detaje këtë reagim.
Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë kanë thënë se Qeveria duhet të japë më shumë informacione për qytetarët, si dhe të jetë më transparente nëse bëhet fjalë për kërcënime konkrete apo të përgjithshme, në mënyrë që të shmanget paniku. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)