Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Luan Rama: Jo kryeministër me zgjedhje të vjedhura

Luan Rama deklaroi se po hiqen njerëz nga puna pas mitingut të Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm sepse kanë marrë pjesë në këtë miting.

“LSI është forcë e madhe politike e qytetare që rritet ditë pas dite dhe shkon drejt fitores së 25 qershorit. Pas mitingut madhështor është ridimensionuar gjuetia e shtrigave përmes grupeve të kontrollit, por që në fakt janë të ngjashme me gardistët e kuq, që shkojnë nëpër institucione me fotografi në duar për të larguar nga puna qytetarë të lirë vetëm sepse kanë qenë në miting. U them atyre që po largohen nga puna, të mos kenë merak sepse në 26 qershor do të kthehen sërish në vendet e tyre të punës”, tha Luan Rama.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nënkryetari i LSI-së iu rikthye edhe deklaratës së Ilir Metës, i cili paralajmëroi se nuk do të ketë dekret as për ministër, as për kryeministër, nëse vihet dorë mbi votën e lirë.

“Ilir Meta ka thënë që nuk do të dekretojë asnjë kryeministër e ministër që del nga zgjedhje të vjedhura. Nuk e kuptoj se çfarë problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim. Nëse ka skenar për zgjedhje të vjedhura e të manipuluara, atëherë është çështje tjetër. Ka ikur koha e zgjedhjeve nën presion e frikë”, tha Luan Rama.