Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ankand i Qeverisë së Kosovës për Letrat me Vlerë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV009-17, ku u ofertuan Bono Thesari 12 mujore në vlerë nominale 30 milionë euro. Fondet e huazuara përmes këtij ankandi do të përdoren për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara më parë, transmeton Koha.net.

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 43.15 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.27% vjetore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo