Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Alarmi i Europol-it, Kosova kërcënohet nga sulme terroriste

Sipas Europol Kosova dhe Ballkani janë seriozisht të kërcënuara nga sulmet terroriste. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik vendi më i rrezikuar është Kroacia, transmeton abcnews.

Ditë më parë i ashtuquajturi Shteti Islamik ka dërguar një kërcënim për Ballkanin, duke thënë, se do të kthehen për të sulmuar, kjo pasi prej kohësh kishin pasur interesa të tjera dhe tashmë do të përqendrohen në Ballkan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me kërcënimin, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur për të parandaluar sulme të mundshme.

Ekspertët e sigurisë në vend, thanë se në Kosovë ekziston i njëjti rrezik edhe pse sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, shanset më të mëdha për sulme terroriste këto ditë i ka Kroacia. Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, Europol, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe për faktin se numri më i madh i luftëtarëve të huaj që i bashkohen ISIS vijnë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Sipas raportit në fjalë, vendet e lartpërmendura kanë gjasa të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste.