Prishtinë, 16 qershor – Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një komunikate ka deklaruar përkushtimin për të qenë në koalicionin anti-ISIS dhe se “nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja”.
Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri, thuhet në fillim të komunikatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe kultivojnë karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.
Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja, përfundon komunikata.