Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilri Meta, në mitingun që e mbajti në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka deklaruar se ndihet mjaft i zemëruar dhe gjithë zemërimin e tij e shprehu përpara qytetarëve.
“PD do ishte përçarë, poshtëruar e do ishte tharë në çadrën që më parë ngriti. Por nuk e lejoi LSI. Edhe tani, ishte LSI, Meta dhe faktorë të përgjegjshëm që imponuam që Shqipëria të mos binte në greminë nga lideri që donte zgjedhje pa opozitën. Demokratët, socialistët, të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë se problemi në këtë vend është vetëm një, oligarkia. Demokratët, socialistët, shqiptarët, e kanë të qartë se zgjidhja është vetëm 1, kundër oligarkisë, LSI. Nuk ka fuqi më të madhe për një popull dhe komb sesa ëndrrat e rinisë, kjo është fuqia më e madhe e Shqipërisë. Ëndrrat e Rinisë janë program i LSI-së. Dje, u zemërova shumë, jam zemëruar që për reformën e administratës, për atë administratë që po dhunon të drejtat e liritë e njeriut, presionet mbi drejtues dhe punonjës të administratës. Kësaj ia kemi marrë dorën menjëherë. Jam mërzitur dhe mërzitem si unë dhe si ju, kur dëgjojmë çdo ditë sesi sekserët e Rilindjes, u turrën njerëzve të LSI për t’i blerë me paratë e drogës, që pushteti të vazhdojë për Rilindjen. E gjithë Shqipëria qesh me këta karagjozë, ka kaq kohë që thonë për LSI se po i pengon.”, tha Meta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë mitingut të zhvilluar në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, ish kreu i LSI, Ilir Meta tha se dy herë ka shpëtuar Shqipërinë që të mos binte në greminë dhe se nuk ai nuk ka asnjë detyrim Edi Ramës. Meta u shpreh se LSI nuk do lejojë asnjë të preket vota e lirë.
“Dy herë ne e kemi shpëtuar Shqipërinë që të binte në greminë. E para kur ndaluam Ramën të vriste reformën në drejtësi, reformë që nuk tregon forcën me fukarenjtë, por me oligarkët. Ne i dhamë të gjitha mundësitë dhe nuk i kemi asnjë detyrim Edi Ramës. Nuk do lejojmë të preket asnjë votë e qytetarëve shqiptarë dhe të preket e ardhmja e të rinjve”-tha Meta.