Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami krenohet se Kosova ka shkallën më të ultë na rajon për shuarje të biznesit

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së e ftuar ishte Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

Ajo ka thënë se Kosova e ka shkallën më të ultë të shuarjes së bizneseve të reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Kosovë vitin e kaluar janë shuar 22 për qind të bizneseve të regjistruar, janë regjistruar ose 10 mijë e 500 biznese kurse janë ç’regjistruar 2300 sosh. Në Mal të Zi shuhen diku 72 për qind e bizneseve, në Maqedoni 63 për qind, në Serbi 84 për qind, Kroacia i ka 125 për qind ndërsa në Slloveni 126 për qind që do të thotë se më shumë biznese shuhen se sa që regjistrohen”, ka thënë Bajrami.

Megjithatë, ajo ka pranuar se në Kosovë, në vitin 2016 ka një rënie të investimeve, ku në total në këtë vit janë investuar 208 milionë euro në Kosovë, kurse në vitin 2015 janë investuar 324 milionë.

“Kriza politike ka ndikuar në rënien e investimeve edhe pse flitet për korrupsionin që ka ndikuar. Ne ju kemi bërë thirrje që të ofrohen fakte dhe brenda 24 orëve ne do ta largojmë nga administrata atë keqpërdorues”, ka thënë Bajrami.

Kur jemi tek eksporti dhe importi ka dallim shumë të madh edhe pse ne kemi punuar që t’u lehtësojmë punën prodhuesve vendorë.


Bajrami krenohet se Kosova ka shkallën më të... by kohanet
Bajrami krenohet se Kosova ka shkallën më të... by kohanet